Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pas Adeyemit Dortmund gjen një tjetër zëvendësues të Haaland, i merr Ajax-it autorin e 34 golave

Pas një super sezoni me Ajax-in, ku shënoi 34 gola dhe dha 9 asist në 43 ndeshje, Sebastian Haller është gati të rikthehet në Bundesligë.

“Sport 1” raporton se 28-vjeçari do të bashkohet me skuadrën e Borussia Dortmund. Ajax kërkoi 38 milionë euro për kartonin e sulmuesit, por gjermanët ofruan vetëm 33 milionë euro në fillim, ndërsa më pas u ra dakord nga të dyja palët që lëvizja të bëhej për 35 milionë euro.

Pra pas Adeyemit, Dortmund bën një tjetër goditje për të zëvendësuar Erling Haaland, që u largua në drejtim të Manchester City-t.

Kontrata e Haller me Ajax përfundon në verën e 2025-ës, megjithatë palët kanë rënë dakord për këtë lëvizje dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi që 28-vjecari të nisë një eksperiencë të re.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...