Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pas barazimit spektakolar me Liverpoolin, Fulham shpenzon 18 mln Euro për një mbrojtës

Fulham u rikthye këtë sezon në Premier League dhe e nisi me një barazim të bukur 2-2 ndaj Liverpoolit, ndërsa pasditen e sotme ka kompletuar një tjetër goditje në merkato.

Klubi anglez ka prezantuar mbrojtësin Issa Diop, i cili vjen nga skuadra tjetër londineze, West Ham dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Fulham, teksa është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit për t’u përgatitur për sfidën e radhës.

Mbrojtësi francez është rritur te Toulouse, teksa në verën e 2018-ës iu bashkua West Hamit për një transferim që preku shifrën e 25 milionë eurove, ndërsa në katër sezone me “çekanët”, luajti mbi 100 ndeshje.

Ndërkohë, Fulham pagoi rreth 18 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit Diop, i cili mbetet në Londër, por ndryshon ngjyrat e fanellës dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e re.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...