Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Pas Bellingham, Real Madrid në ndjekje të një tjetër ylli britanik

Drejtuesit e Real Madrid kanë nisur tashmë të punojnë për merkaton e verës së ardhshme teksa objektivat janë përcaktuar me kohë. Një nga to është zëvendësuesi i Dani Carvajal që nuk ofron më të njëjtën vazhdimësi si në sezonet e kaluara.

Problemet e shumta fizike e kanë lënë pas spanjollin dhe madrilenët synojnë ta “blindojnë” krahun e djathtë të mbrojtjes me një si Reece James. Lojtari që aktivizohet me Chelsean konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij dhe me moshën në favor, vetëm 23-vjeçar, është profili që te Reali kërkojnë të mos e humbasin.

Lexo edhe:

Carlo Ancelotti është një “fans” i madh i Reece James dhe madrilenët pritet të vendosin në “shinat e duhura” këtë tratativë duke nisur nga janari. Kështu, pas Bellingham, pritet që në kryeqytetin spanjoll të “zbarkojë” edhe një tjetër yll i kombëtares së Anglisë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...