Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pas Botërorit Neymar do largohet nga kombëtarja, e konfirmon “pasuesi” i tij

Neymar do të lërë Brazilin pas Botërorit të Katar. Deklarata sensacionale vjen nga një bashkëatdhetar i tij, çka e bën më të besueshme hipotezën se ylli i PSG po mendon ta mbyllë me kombëtaren pas Kupës së Botës që do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.

Është pikërisht Rodrygo ai që zbulon lajmin e bujshëm, Neymar sheh te Rodrygo në fakt trashëgimtarin e tij natyral në fushën e blertë, dhe talenti i Realit të Madridit, teksa ndërhyri në Podpah, një platformë braziliane u shpreh në këtë mënyrë në lidhje me Neymar: ” Më ka thënë se së shpejti do të lërë Selecaon dhe se dëshiron që të jem unë ai që të mbaj numrin 10 pas tij. Nuk dija se si t’i përgjigjesha, por gjithsesi unë shpresoj që të ndryshojë mendje dhe të vazhdojë të luajë me Brazilin edhe pas Botërorit në Katar”.

Në Kupën e Botës që për herë të parë në histori do të zhvillohet në dimër, Neymar do të kërkojë të arrijë një ikonë botërore si Pele, të cilin e ndjek me vetëm 3 gola më pak në klasifikimin e golashënuesve me fanellën e Brazilit.

Që në tetorin e kaluar ish futbollisti i Barcelonës kishte lënë të kuptohej dëshirën e tij për ta mbyllur me kombëtaren pas Kupës së Botës në 2022.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...