Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pas Diego Costës, Wolves synon firmën me titullarin e Belgjikës

Jason Denayer është në kërkim të një skuadre, sepse pasi i përfundoi bashkëpunimi me Lyonin, ka mbetur futbollist i lirë, ndonëse merkatoja është mbyllur. Mbrojtësi belg ishte pranë firmës me Valencian, por marrëveshja dështoi në fund, ndërsa tani për shërbimet e tij ka shfaqur interes Wolves në Premier League.

Pas Diego Costës, “ujqërit” janë gati të sjellin edhe belgun në skuadër, për të shtuar centimetrat, forcën fizike dhe eksperiencën në ekip, në fillim të një sezoni që nuk ka nisur aspak në mënyrën e duhur.

Nga ana tjetër edhe Denayer është i interesuar për të gjetur sa më shpejt një skuadër, pasi trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e ka paralajmëruar që nëse deri në 15 tetor nuk do të ketë firmosur asgjëkundi, nuk do të marrë ftesë për në Botërorin e Katarit.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...