Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pas Duros, edhe Beqiri largohet nga Flamurtari

Flamurtari nuk po gjen qetësi dhe në prag të sfidës delikate kundër Teutës të dielën, klubi vlonjat është pa trajner e pa ndihmës-trajner. Pas Shpëtim Duros, i cili u largua pas eliminimit të hidhur nga Kupa, tashmë është larguar edhe Jeton Beqiri.

Ky i fundit erdhi nga Maqedonia për të punuar krah Duros, me të cilin kishte punuar edhe te Shkëndija, ndërsa ditët e fundit administratori Sinan Idrizi kishte deklaruar se do të bisedonte me të për të drejtuar skuadrën deri në fund të majit. Megjithatë, Beqiri është menduar gjatë dhe nuk ka pranuar të vijojë pa Duron.

“E kam shumë të vështirë, por më duhet të deklaroj largimin. Dua t’i falënderoj të gjithë për atë çfarë kalova te Flamurtari. U kërkoj falje edhe tifozëve dhe drejtuesve për dy muajt e fundit”, deklaroi Beqiri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...