Shtohen skuadrat që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Arda Turan. Sipas mediave turke, pas Galatasaray-it, në garë për shërbimet e lojtarit ka hyrë edhe Monaco. 30-vjeçari është drejt largimit nga “Camp Nou”, me klubin turk dhe francez që janë gati të garojnë mes tyre për të siguruar shërbimet e Turan. Në fakt agjenti i tij, Jorge Mendes është në bisedime me të dyja ekipet.
