Hans Dieter Flick, trajneri i Gjermanisë, ka folur pas disfatës së pësuar në miqësoren ndaj Japonisë, me rezultatin 1-4 në Wolfsburg.
Flick u shpreh se zhgënjimi është i madh, por më tej shtoi se është trajneri i duhur për kombëtaren gjermane.
Lexoni edhe:
- Holanda për një tjetër fitore, Ishujt Faroe presin Moldavinë
- Shumë pranë rishkrimit të historisë, Kombëtarja synon 3 pikët ndaj Polonisë në “Air Albania”
- Tërmeti në Marok, Hakimi me shokë dhurojnë gjak për të plagosurit
- Priste debutimin te Polonia, mesfushoi i Vitesses i sëmurë, nuk udhëtoi drejt Tiranës
“Është e qartë që zhgënjimi është i madh dhe mund të kuptojmë edhe kritikat që na vijnë, por nuk mund të them më shumë se kaq. Po punojmë mirë dhe jam trajneri i duhur për Kombëtaren tonë. Ka shumë dinamika në futboll, nuk do ta kuptosh kurrë se çfarë vjen më pas”-deklaroi ndër të tjera Hans Flick.
