Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Pas Kroos, një tjetër futbollist i premton besnikëri Realit të Madridit

Pas Toni Kroos, i cili firmosi një kontratë të re me Realin dhe konfirmoi se do të mbetet gjatë në Madrid, një tjetër yll i skuadrës u ka dhënë fund zërave të merkatos, duke njoftuar se do të mbetet nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez Raphael Varane, i cili ndiqej prej kohësh nga disa klube europiane dhe nuk kishin munguar zërat për një largim të mundshëm të tij në fund të këtij sezoni.

Megjithatë vetë kampioni i botës me Francën konfirmoi në një intervistë për “Marca”-n se do të vijojë karrierën te Reali dhe se duke filluar nga ky sezon, do të rikthehet në formën më të mirë, për të ndihmuar skuadrën në objektivat e saj.

“Mbetem te Reali i Madridit për sezonin e ardhshëm. Do të kthehem të jem Varane më i mirë”, tha mbrojtësi në intervistën për të përditshmen spanjolle.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...