Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Pas Leverkusen, ndalen edhe Dortmund e Leipzig, “asist” Bayernit për t’u shkëputur në krye!

Borussia e Dortmundit dhe Leipzig gabuan në ndeshjet e javës së 16-të duke mos shkuar më shumë se barazimi dhe duke i dhënë një asist Bayernit që nëse fiton të dielën ndaj Freiburg mund të shkëputet në krye. Verdhezinjtë nuk morën dot fitoren e 3-të rresht pasi ngecën në Signal Iduna Park përballë Mainz me rezultatin 1-1. Fillimisht pas vetëm 2 minutash lojë Dortmundit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje të Erling Haaland. Në minutën e 57-të ndërkohë Mainz bëri surprizën teksa kaloi në avantazh me Oztunalin. Por në të 73-ën Dortmundi riktheu baraspeshën me Thomas Meunier, ndërsa 3 minuta më vonë Marco Reus pati shansin ideal për t’i dhënë fitoren skuadrës vendase por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë barazim Dortmundi u ngjit në kuotën e 29 pikëve, 4 më pak se Bayerni kryesues.

Në barazim 2-2 ndërkohë u mbyll sfida mes Ëolfsburg dhe Leipzig. Mukiele kaloi pas vetëm 5 minutash skuadrën e Nagelsmann në avantazh por ujqërit përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me golat e Weghorst dhe Renato Steffen. Në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 54-t qëndërmbrojtësi Willy Orban realizoi golin e barazimit 2-2 rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund me Leipzig që humbi shansin për t’u ngjitur në krye të renditjes. Në ndeshjet e tjera Werder Bremen mposhti 2-0 Augsburg ndërsa barazuan pa gola Hoffenheim me Arminia Bielefeld si dhe Koln ndaj Hertha Berlin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...