Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Pas “Mbretit” James, Lakers rinovojnë edhe me Davis, 190 milionë për 5 vjet

FILE - Los Angeles Lakers' LeBron James, rear, and Anthony Davis (3) celebrate after the Lakers defeated the Miami Heat 106-93 in Game 6 of basketball's NBA Finals in Lake Buena Vista, Fla., in this Oct. 11, 2020, file photo. Anthony Davis is finalizing a five-year contract worth up to $190 million to return to the Los Angeles Lakers. Davis' agent, Rich Paul of Klutch Sports, confirmed the terms of Davis' pending free agent deal to The Associated Press on Thursday, Dec. 3, 2020. One day after LeBron James agreed to a two-year, $85 million contract extension with the Lakers through 2022-23, Davis committed to the Lakers through the 2024-25 season. (AP Photo/Mark J. Terrill, File)

Përgatiti: Alked Gjebrea

Menjëherë pas marrëveshjes me “Mbretin” James, drejtuesit e Los Angeles Lakers bindën gjithashtu edhe sulmuesin apo qendrën e skuadrës, Anthony Davis, për të rinovuar me franchise-n kalifornian. Pavarësisht ndryshimeve të jashtëzakonshme që pësoi kontigjenti i lojtarëve në prag të sezonit të ri, përsëri prania e Anthony Davis nuk u vu fare në dyshim. 27-vjeçari nga Chicago konsiderohet si një ndër basketbollistët më të mirë në NBA, madje tetë vjet më parë Anthony Davis vari në qafë medaljen e artë në Olimpiadën e Londrës, kur ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa dy vjet më pas, në moshën 21-vjeçare, ai ishte pjesë e seleksionit të Shteteve të Bashkuara që triumfoi në Spanjë, në kampionatin botëror.

Diskutimet ishin shtyrë në kohë thjesht për çështjen e parave, megjithatë, në fund gjithçka u zgjidh dhe palët ranë dakord për një kontratë 5-vjeçare. Anthony Davis u transferua në Qytetin e Engjëjve te Lakers në korrikun e vitit 2019, si rrjedhojë e shkëmbimit që bënë New Orleans Pelicans me Los Angeles Lakers. Davis kaloi fillimisht te Lakers me një kontratë 1-vjeçare, ndërsa në Louisiana u zhvendos treshja Lonzo Ball, Brandon Ingram, Josh Hart, plus tre përzgjedhje nga raundi i parë në draft. Pa harruar kontributin e lojtarëve të tjerë, falë dyshes LeBron James – Anthony Davis Lakers shkuan deri në fund në Orlando Bubble, për të mposhtur 4-2 në finale Miami Heat, duke u barazuar në këtë mënyrë në krye me 17 tituj me franchise-n nga Massachusetts, Boston Celtics, megjithatë në krahun tjetër kjo lëvizje nuk i solli asnjë lloj përfitimi ekipit buzë Mississippi-t, që e mbylli sezonin e rregullt në Konferencën e Perëndimit jo vetëm jashtë zonës play off, por gjithashtu edhe në pozicionin e 13 nga 15 skuadra gjithsej, me vetëm 30 fitore në 72 takime.

Kështu 27-vjeçari nga Illinoisi do të luajë te “liqenorët” edhe për pesë vjet të tjera dhe mediet e ndryshme amerikane kanë zbuluar se Anthony Davis do të përfitojë plot 190 milionë dollarë nga kjo kontratë. Menaxheri i tij deklaroi për rrjetin ESPN se Davis ka gjithashtu një opsion, që i mundëson mbylljen e kontratës me Lakers përpara sezonit të tij të pestë.

Më herët shtyu qëndrimin te Lakers gjithashtu edhe veterani LeBron James. 4 herë kampioni I NBA me tre skuadra të ndryshme do të festojë 36-vjetorin në fundin e këtij viti, sidoqoftë “Mbreti” James vazhdon të mbahet mirë dhe të bëjë diferencën në parket, deri në atë pikë sa për t’u shpallur si lojtari më i vlefshëm i finaleve të sezonit, duke u shndërruar në moshën 35 vjeç e 287 ditë në basketbollistin e dytë më madh që kurorëzohet me një çmim të tillë.

Të kënaqur nga rendimenti i tij drejtuesit e Lakers rinovuan kontratën me 35-vjeçarin nga Ohio edhe për dy sezone të tjera, me një vlerë të përgjithshme prej 85 milionë dollarësh. Pra sezoni i edicionit 2022-23 do të jetë i 20-ti në karrierë në NBA për “Mbretin” James. Duke mbledhur të gjitha kontratat e mëparshme bashkë deri në verën e vitit 2023 LeBron do të ketë përfituar në total plot 435 milionë dollarë në këto dy dekada. Kuptohet në këtë shifër nuk përfshihen të ardhurat e tjera dhe fitimet marramendëse nga të drejtat e imazhit dhe sponsorizimet e shumta.

LeBron James firmosi për Lakers në korrikun e vitit 2018, ndërsa Anthony Davis iu bashkua ekipit një vit më vonë, sidoqoftë tetë javë më parë kjo dyshe ktheu “liqenorët” te trofeu i parë Larry O’Brien pas një dekade. Në janarin e vitit 2020 Rich Paul, që është menaxheri i famshëm që mbron interesat e dyshes LeBron James – Anthony Davis, refuzoi për 27-vjeçarin nga Chicago një kontratë 4-vjeçare me plot 146 milionë dollarë në total, me qëllimin për ta nxjerrë qendrën dhe sulmuesin e Lakers si lojtar të lirë. Menaxheri i përgjithshëm i ekipit dhe zëvendëspresidenti i franchise-t kalifornian, Rob Pelinka, nuk është mjaftuar me kaq, por është përpjekur me të gjitha forcat për ta përforcuar akoma më shumë skuadrën e “liqenorëve”.

Te Lakers sivjet janë afruar me radhë Dennis Schroder, Wesley Matthews, Montrezl Harrell, Alfonzo McKinnie dhe Marc Gasol. Lakers do ta fillojnë aventurën e tyre për mbrojtjen e titullit pikërisht në derbin e qytetit të Los Angelesit me Clippers, me takimin hapës të sezonit 2020-21 që do të zhvillohet në “Staples Center”, në datën 22 dhjetor.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...