Kategoria Superiore

Pas Partizanit reagon edhe Gega, tregon arsyen e largimit

Menjëherë pasi publikoi deklaratën mbi largimin e Gegës, klubi i Partizanit u serviri mediave dhe ndjekësve, edhe fjalët e tashmë ish trajnerit, në lidhje me “divorcin” e papritur.

Në fjalët e Gegës, të publikuara në faqen zyrtare të Partizanit, në Facebook, theksohet se ndërprerja e bashkëpunimit bëhet në mënyrë tërësisht konsensuale dhe për arsye personale të trajnerit 55-vjeçar.

Kujtojmë që në mënyrë të befasishme, Partizani dhe Skënder Gega njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre gjatë orëve të pasdites së sotme. Ky lajm erdhi vetëm një javë pasi të kuqtë kishin festuar titullin kampion, ndërsa pritej të niste puna për të përballuar ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Fjalët e Gegës, të publikuara nga klubi i Partizanit:
Prej një viti pata nderin dhe privilegjin të drejtoj Partizanin, ekipin ku unë fillova dhe e mbylla karrierën si futbollist. Këtë sezon në krye të pankinës të ekipit Partizani ka qenë periudha më e bukur që unë kam përjetuar si trainer, e mbushur me plot emocione dhe kënaqësi. Mbas 26 vitesh ja arritëm të rikthejmë trofeun kaq të munguar.
Për arsye personale kam vendosur të mos të jem më në krye të pankinës.
Dua të falenderoj:
Klubin Partizani,
Presidentin Demi për besimin dhe mbështetjen e tij gjatë gjithë kohës.
Drejtorin Olsi Rama për bashkëpunimin.
Të gjithë stafin, ekipin për punën dhe mbështetjen, për kënaqësin që më dhuruan.
Tifozët e mrekullueshem të Partizanit për mbështetjen.
Gjithashtu dua të falënderoj mediat dhe gazetarët sportiv.
Ju uroj të gjithë kolegëve të mi trainer suksese !
Me shume respekt
Skënder Gega

E bujshme/ Skënder Gega largohet nga Partizani, mister shkaqet e “divorcit”

Largimi i Gegës, reagon zyrtarisht klubi i Partizanit

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency