Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Pas pasaportës shqiptare, Daku merr ofertë nga klubi i madh rus

Daku merr ofertë nga klubi i madh rus
Daku merr ofertë nga klubi i madh rus

Mirlind Daku pranë një hapi të madh në karrierë. Sulmuesi 25-vjeçar që është në pronësi të kroatëve të Osijek, kërkohet me ngulm nga rusët e Rubin Kazanit, të cilët po bëjnë maksimumin për ta transferuar këtë verë.

Nga burime pranë futbollistit mësohet se klubi rus ka ofruar rreth 1.2 milionë euro për kartonin e Dakut, që sezonin e fundit ishte në huazim te klubi slloven i Murës.

Pikërisht 24 golat e shënuar në 29 ndeshje me këta të fundit, bënë që Daku të tërhiqte vëmendjen e shumë klubeve, me Rubin Kazan që ka hedhur hapa konkretë për blerjen e kartonit të tij.

Vetë sulmuesi duket se ka pranuar termat ekonomikë të ofruar nga klubi dhe pritet që edhe kroatët e Osijek të ‘ndezin dritën jeshile’ për t’i hapur udhë kompletimit të transferimit.

Lexo edhe: 

Vlen të theksohet se Mirldin Daku u pajis pak ditë më parë edhe me pasaportën shqiptare, teksa gjasat janë që të grumbullohet nga kombëtarja kuqezi e Sylvinhos, duke nisur nga eliminatoret e muajit shtator.

Më herët Mirlind Daku ka luajtur me Kosovën U21, teksa numëron edhe 5 miqësore me skuadrën e parë, që gjithsesi nuk e pengojnë të ndryshojë përfaqësuese dhe të veshë fanellën kuqezi.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...