Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Pas polemikave për shtyrjen e ndeshjes, Tottenham bën gjestin bujar

Sfida mes Tottenhamit dhe Rennes në Conference League u shty mbrëmjen e djeshme për shkak të një numri të madh të prekurish nga koronavirusi në klubin londinez, teksa nuk munguan as polemikat për këtë rast, me francezët që protestuan për vendimin e marrë nga UEFA vetëm disa orë para startit.

Por përtej polemikave, Tottenham po përpiqet të marrë më të mirën nga një situatë e keqe dhe trajneri Conte vijon të punojë me lojtarët e mbetur në dispozicion, ndërsa klubi ka bërë një gjest mjaft të mirë pas vendimit të shtyrjes së ndeshjes.

Kështu i gjithë ushqimi i programuar për t’u konsumuar ditën e djeshme në dhomat e kateringut gjatë ndeshjes, i është dhuruar zyrës lokale të Projektit Felix, që grumbullon dhe shpërndan vakte ushqimore për të gjithë njerëzit në nevojë në Londër e më gjerë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...