Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pas Shpresave, edhe Shqipëria U-19 rikthehet te fitorja

Kombëtarja shqiptare kaloi një mbrëmje tmerri dje në “Loro Boriçi”, teksa u mposht 0-4 nga Skocia, por java ka pasur një tablo krejt tjetër për skuadrat e moshave.

Kështu pas fitores së Shpresave 2-0 përballë Maltës, sot ka qenë radha e Përfaqësueses U-19, të drejtuar nga Erjon Bogdani, që të fitojë 1-0 në miqësoren ndaj Rumanisë.

Sfida u luajt në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, ndërsa vendimtar në sukses ishte goli i Bullarit nga penalltia, në minutën e 43-të. 18-vjeçari, i cili luan me të rinjtë e gjigantëve grekë, Olympiacos, u tregua gjakftohtë dhe i saktë në ekzekutimin që i dha fitoren Shqipërisë U-19.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...