Futboll

Pas shtatë muajsh pa punë, ish-mesfushori i famshëm holandez gjen ekip në Belgjikë

Mark Van Bommel është emëruar zyrtarisht trajneri i skuadrës belge Antwerp. Ish-mesfushori holandez, i cili në karrierën e tij ka veshur fanellat e PSV-së, Barcelonës, Bayernit dhe Milanit, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin flamand, pra me afat deri në qershor 2024.

Van Bommel kishte shtatë muaj pa punë, që pas u shkarkua nga Wolfsburg tetorin e kaluar. Nga viti 2018 deri në vitin 2020, megjithatë, ai kishte bërë debutimin si trajner në shtëpi, duke drejtuar PSV-në.

Tek Antwerpi ai do të gjejë një tjetër fytyrë të njohur të futbollit italian, Radja Nainggolanin, i cili u bashkua me bardhekuqtë verën e kaluar.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency