Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Pas suksesit me Pedrin, Barça firmos me një tjetër adoleshent

Barcelona është e fokusuar te talentet dhe ndërtimi i një skuadre për të ardhmen. Pas suksesit me Pedrin, klubi katalanas ka firmosur me 19-vjeçarin e Real Racing, Pablo Torre.

Më katër mars u raportua se klubi katalanas ka blerë mesfushorin Pablo Torre për 5 milionë euro, e njëjta shifër që është marrë edhe Pedri.

20 milionë të tjera do të paguhen nga Barça nëse lojtari përmbush objektivat gjatë kohës së tij në Katalunjë, por edhe shifra e parës është tunduese për një futbollist që ka luajtur vetëm në kategorinë e tretë.

Megjithatë Torre ka treguar se është shumë i mirë për atë nivel, pasi ka kontribuuar në  15 gola dhe asistime në kampionatin 2021-2022, deri më tani.

Lajmin e firmosjes me talentin e ka bërë publik vetë faqja zyrtare e Barçës, ku ndër të tjera theksohet fakti që kontrata mes palëve do të zgjasë deri në 2026-ën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...