Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pas thuajse 4 vitesh, Osvaldo rikthehet në fushë dhe “flirton” me një eurogol

Pothuajse 4 vite më parë vendosi të lërë futbollin për t’iu përkushtuar pasionit tjetër të tij, muzikës, ku formoi edhe një grup muzikor, me të cilin zhvilloi edhe një tur koncertesh nëpër botë.

Megjithatë Daniel Osvaldo vendosi t’u rikthehet sërish fushave të blerta, pasi pranoi ofertën e Banfield në kampionatin argjentinas dhe dje debutoi në sfidën që skuadra e tij zhvilloi përballë River Plate.

Sulmuesi 34-vjeçar u aktivizua në minutën e 74-t të takimit dhe pak minuta para vërshëllimës finale, “flirtoi” me një eurogol, pas një gjuajtjeje të bukur me të cilën tentoi të befasojë portierin e miqve, Armani.

Ndeshja e fundit që kishte luajtur Osvaldo para këtij takimi datonte më 16 maj të 2016-ës me fanellën e Boca Juniors, ndërsa më herët sulmuesi ka veshur edhe fanellat e Interit, Romës, Juventusit, etj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...