Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Pasaporta portugeze e Coutinhos, vend bosh për ekstrakomunitarët te Barça

Philipe Coutinho së shpejti do të jetë një futbollist komunitar, duke i dhënë mundësi Barcelonës që të ketë hapësirë në organikë për një tjetër futbollit cilësor joeuropian. Mesfushori brazilian së shpejti do të pajiset me pasaportë portugeze, e drejtë kjo që i lind nga lidhja bashkëshortore me Aine. Sipas legjislacionit në Portugali mjafton që një nga bashkëshortët te ketë pasaportë portuegeze që pas 3 vitesh martesë ta përfitojë edhe tjetri. Ne rastin konkret kriteret janë plotësuar, sepse Philipe dhe Aine kanë lidhur kurorë që në vitin 2012.
Aktualisht 3 vendet e lojtarëve ekstrakomunitarë te “Blaugranat” janë zënë nga Coutinho, Yerry Mina dhe Paulinho, ndërsa Luiz Suarez konsiderohet komunitar, sepse ka marrë pasaportë italiane nga bashkëshortja e tij Sofia Balbi.
Nënshtetësia portugeze për Coutinhon i hap rrugë transferimit nga Gremio të mesfushorit brazilian Arthur, i cili mbetet objektivi kryesor i drejtuesve të Barcelonës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...