Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Pasardhësi i Deschamps? Toni Kroos nuk ka asnjë dyshim!

MADRID, SPAIN - OCTOBER 16: Toni Kroos of Real Madrid greets fans after the La Liga Santander match between Real Madrid and Barcelona at Stadio Santiago Bernabeu on October 16, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Burak Akbulut/Anadolu Agency via Getty Images)

Pas disfatës në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, trajneri i Francës, Didier Deschamps tha se i duhej kohë për të vendosur të ardhmen e tij të cilën mund ta sqarojë vetëm në fillimin e vitit të ardhshëm. Drejtuesit e Federatës i kanë dhënë mundësinë Deschamps ta vendosë vetë të ardhmen e tij, teksa si pasardhës i tij i mundshëm është gjithnjë Zinedine Zidane.

Legjenda e Francës është i papunë prej 27 majit të vitit 2021, kohë kur u largua nga Real Madrid teksa duket se pret pikërisht shansin për të drejtuar “Gjelat”. Ndërkohë, edhe ish-lojtari i tij, Toni Kroos mendon se pikërisht Zidane duhet të vendoset tashmë në krye të kombëtares duke e cilësuar atë si pasuesi më i mirë i mundshëm i Deschamps.

“Unë mendoj se jo vetëm Zidane është zëvendësuesi i duhur i Deschamps, por është më i miri i mundshëm që mund të marrë Franca. Por, pyetja në këtë moment është se çfarë dëshiron të bëjë Deschamps? Nëse do të flisja me përqindje mendoj se me 70% Zidane mund të jetë trajneri i ardhshëm i Francës. Besoj se Zidane i mungon shumë puna e tij, i mungon fusha dhe mendoj se kërkon të rikthehet”, u shpreh Kroos.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...