Pasardhësi i Niko Kovac, tre emra për stolin e Monacos

Niko Kovac nuk është më trajneri i Monacos. Ekipi nga Principata po has vështirësi të shumta në kampionat, dhe për momentin renditet në vend të gjashtë, katër pikë larg zonës Champions.
Trajneri kroat, i cili mori drejtimin e skuadrës franceze në korrikun e vitit të kaluar, u shkarkua për mungesë të rezultateve pozitive. Drejtuesit e klubit të Ligue 1 kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Kovac.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?
Në garë për postin e trajnerit të Monacos janë tre trajnerë: Philippe Clement (Club Brugge), Jesse March (ish-trajneri i Leipzig, u shkarkua më 5 dhjetor) dhe Paulo Fonseca, i cili drejtoi Romën në dy sezonet e fundit.
Mediet franceze shkruajnë si i pari ndodhet në “pole position” për t’u bërë trajneri i Monacos. 47-vjeçari belg drejton Club Brugge prej verës së vitit 2019, dhe deri tani ka fituar dy tituj dhe një Superkupë Belgjikë me ekipin.
