Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Pasimi magjik, Kroos modest: Merita e Vinicius Jr, ju shpjegoj pse

Toni Kroos zhvilloi një ndeshje të madhe në Mynih përballë Bayernit, ish-skuadrës së tij. Mesfushori gjerman “shpiku” një asist fantastik për Vinicius Junior, që zhbllokoi gjysmëfinalen e parë të Championsit.

Bayerni dhe Reali e mbyllën në barazim 2-2 duelin e parë mes tyre, ndërkohë që në datën 8 maj do të mësohet në mitikun “Santiago Bernabeu” skuadra që do të kalojë në finalen e 1 qershorit në Wembley.

Lexo edhe: 

Vura re që qendërmbrojtësit e Bayernit e ndiqnin Vinin në çdo moment. Unë e di që Vini gjithmonë vrapon për të krijuar hapësira. Kështu që gjithë meritat i takojnë atij.

Ai ia doli të krijonte një ‘vrimë’ në mes të mbrojtjes bavareze. Pasimi im ishte ok, jo ndonjë gjë speciale”, u shpreh modesti Kroos, duke i kaluar sulmuesit brazilian të gjithë meritat e golit të parë të “Los Blancos”.

Leroy Sane dhe Harry Kane (p) përmbysën përkohësisht rezultatin për vendasit në pjesën e dytë, por Vinicius Jr realizoi të dytin personal me penallti dhe evitoi humbjen e Realit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...