Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Pasioni për tatuazhet e shpëtoi legjendën angleze nga alkooli, një e bëri në pjesët intime

Paul Gascoigne, një nga futbollistët më kontrovers në historinë e Premier League, shfaqet gjysmë lakuriq, duke ekspozuar të gjitha tatuazhet që zbukurojnë trupin e tij.

“Unë jam seksi. Unë e dua Gazzën”, tha ish-futbollisti 56-vjeçar, që luajti për Neëcastle United, Tottenham Hotspur, Lazio, Rangers, Middlesbrough, Everton, Burnley, Gansu Tianma dhe Boston United, duke pozuar në kopshtin e shtëpisë e tij me syze dielli, një kanaçe në dorë dhe duke bërë shenjën e paqes.

Ndjekësit e Gascoigne vunë re shpejt tatuazhet që 56-vjeçari i bën ish-futbollistit në krahë, gjoks dhe bark.

Në vitin 2020 Gascoigne pranoi se dashuria e tij për tatuazhet e ndihmoi të kapërcente varësinë ndaj alkoolit.

“Është varësia ime e re. Unë jam pa alkool. Bëj tatuazhe sepse i dua dhe nuk kam çfarë të bëj tjetër. Nëse nuk shkoj te artistët e tatuazheve, do të shkoj në pijetore dhe do të pi. Të jem i sinqertë, preferoj të shkoj tek artisti im i tatuazheve”, ka shpjeguar Gascoigne për gazetën “Daily Star”.

Lexo edhe:

Ndër tatuazhet e tij të dukshme janë një imazh i vajzës së tij Bianca, një dryn me një bravë në formë zemre (që i kujton atij të atin), fjalët i patrembur, tela me gjemba, një flutur, një panterë djallëzore, një trëndafil, një zemër….

Gascoigne pranoi në edicionin italian të Famous Island se ai bëri një tatuazh në penisin e tij, “një lule që shndërrohet në pemë”, ndërsa ishte i dehur.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....