Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Paska nisur zënia e vendeve”, kryeministri Rama “zgjedh” skuadrën e finales

Shqipëria përgatitet për një ngjarje sportive historike, finalen e “Conference League”. Në edicionin e parë të kompeticionit europian më të ri për klube, vendi ynë pati fatin e organizimit të finales në stadiumin “Air Albania”, një impiant modern me të cilin krenohen FSHF dhe qeveria, që bashkëpunuar ngushtësisht mes tyre për këtë “vepër arti” të futbollit.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka dashur t’i bëjë kësaj ngjarjeje e cila është një provë e rëndësishme për qeverinë dhe FSHF-në sa i përket aftësisë për të qenë në nivelin e detyrës në organizimin e finales.

“Paska nisur zënia e vende”, shkruan Kryeministri i vendit mbi foton e një shalli të Romës me sfond shkallët e “Air Albanias”. Si shumica shqiptarëve, Rama duket se dëshiron suksesin e verdhekuqve e kjo kuptohet nga lidhja historike që Shqipëria ka me fqinjen e saj, Italinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...