Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Pastore “harron” Interin: Më besoni, PSG familja ime e dytë!

Javier Pastore dhe Edinson Cavani morën masën e parë ndëshkimore pas paraqitjes së vonuar në ekip nga pushimet dimërore për seancat stërvitore, duke mos u grumbulluar nga trajneri Unay Emery për ndeshjen me Rene. Irritimi i drejtuesve të klubit dhe trajnerit pritet të përkthehet edhe më një gjobë për urguajanin dhe argjentinasin, por duke qenë se prej disa kohësh Pastore është kthyer në një objektiv të lakmuar i Interit mediat sportive kanë nisur të aludojnë se një situatë e tillë mund të jetë një indicie për një divorc mes ish-lojtarit të Palermos dhe klubit të Parisit. Por deklarata e 28-vjeçarit tashmë hedh poshtë të gjitha spekulimet:

“E dashuroj Parisin, e dashuroj këtë skuadër dhe nuk do të bëja asgjë që do të cënonte këtë ekip. PSG për mua është si një familje e dytë. U përballa me disa probleme personale, kjo ishte edhe arsyeja e kthimit tim të vonuar. Kam qenë ndër të parët që i kam besuar këtij projekti dhe, më besoni kur e them se kjo nuk do të ndyshojë kurrë.”

Me deklaratën e tij që premton besnikëri ndaj klubit të sheikut Al Khelaifi Javier Pastore i mbyll kështu shtegun edhe Interit, që në këtë merkato dimërore shihte tek ai përforcimin e duhur për vazhdimësinë

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...