IPKO Superliga

Pasuesi i Bekim Isufit do jetë shqiptar, Drita në bisedime me 2 trajnerë të njohur!

Drita hedh sytë nga tregu i trajnerëve shqiptarë për të zëvendësuar të larguarin Bekim Isufi. Kampionët e Kosovës sëfundmi kanë kontaktuar dy trajnerë me emër të madh në futbollin shqiptar që aktualisht janë të papunë. Bëhet fjalë për Shpëtim Duro dhe Ernest Gjokën me të parin që qëndron në pole-position për të marrë drejtimin e skuadrës nga Gjilani. Në orët e ardhshme pritet të ketë një takim mes Shpëtim Duros dhe drejtuesve të Dritës dhe nëse palët arrinë akordin atëherë, 58-vjeçari kryeqytetas do të jetë trajneri i radhës nga Shqipëria që do të drejtojë një skuadër të Ipko Superligës së Kosovës. Nëse nuk arrihet marrëveshja me Duron atëherë drejtuesit e Dritës do ta përqëndrojnë vëmendjen te ish tekniku i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

To Top