Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Pasuesi i Busquets? Barça “i vë syrin” mesfushorit të Bayern Munich

Sergio Busquets pak ditë më parë njoftoi se në fundin e këtij sezoni do të largohet nga Barcelona.

Kështu, vendimi i mesfushorit spanjoll ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit, të cilët po shqyrtojnë disa opsione për të gjetur pasuesin e Busquets.

Lista është interesante, ndërsa mediet spanjolle i kanë befasur të gjithë, me emrin që kryeson listën e dëshirave të Barcelonës.

Bëhet fjalë për Joshua Kimmich, mesfushorin e Bayern Munich dhe drejtuesit janë të vetëdijshëm për vështirësitë e këtij operacioni.

27-vjeçari është pjesë bavarezëve nga vera e vitit 2015, kohë kur u transferua nga Stuttgart, ndërsa tani, ai është një lider i padiskutueshëm te Bayern dhe një nga më të mirët në planet në rolin e tij.

Sa i përket listës, podiumi plotësohet nga Rodri i Manchester City-t dhe Jorginho i Chelsea-t.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...