Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Pasuesi i Courtois, Real Madrid ndjek me interes dy emra

Real Madrid ka nisur nga puna për sezonin e ri dhe jo vetëm, pasi madrilenët po mendojnë seriozisht edhe për të ardhmen.

Një nga prioritet e klubit është porta, me drejtuesit që po shqyrtojnë pasuesin e Thibaut Courtois. Për momentin, zëvendësuesi i belgut është Andriy Lunin, që ka kontratë deri në vitin 2025 dhe po mendohet edhe rinovimi i kontratës deri në verën e vitit 2029.

Ndërkohë bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe njëkohësisht te Real Madrid po shqyrtojnë edhe dy emra të rëndësishëm, Diogo Costa dhe Kepa Arrizabalaga.

Diogo Costa ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në EURO2024, me portugezin që ishte protagonist absolut në takimin ndaj Sllovenisë me 120 minuta pa pësuar gol dhe tre penallti radhazi të pritura, duke vendosur edhe një rekord sa i përket kompeticionit.

Lexo edhe:

24-vjeçari ka kontratë me Porton deri në verën e vitit 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 45 milionë euro, por që pas Europianit mund të prek edhe shifrën e 60 milionë eurove. Gjithashtu në tryezën e drejtuesve madrilenë ka përfunduar edhe  Kepa Arrizabalaga.

Një njohje e freskët e kampionëve të Spanjës, pasi spanjolli ishte i huazuar në Madrid gjatë sezonit të fundit dhe luajti 20 ndeshje dhe sapo është rikthyer në Londër te Chelsea, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025 me një vlerë kartoni prej 11 milionë euro, por duke parë edhe marrëdhëniet e mira midis klubeve ky çmim mund të ulet disi.

Tashmë, në Madrid janë të bindur se gjithçka do të varet edhe nga rinovimi i Lunin, që për hir të vërtetës zhgënjeu disi në Europian me Ukrainën, me Real Madrid që deri në përfundim të merkatos do të kërkojë një zgjidhje për portën dhe pasuesin e Courtois.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...