Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pasuesi i Mezanit vjen nga Kroacia, Besnik Prenga trajneri i ri i Laçit

Laçi gjen pasuesin e Gentjan Mezanit. Do të jetë Besnik Prenga trajneri i ri i skuadrës kurbinase i cili do të drejtojë Laçin fillimisht në turin e parë kualifikues të Europa League dhe më pas në sezonin e ri të Kategorisë Superiore. 47-vjeçari nga Mirdita nuk ka shumë eksperiencë në stol, por karriera e tij si futbollist ka qenë me të vërtetë e pasur. Besnik Prenga është edhe babai i mbrojtësit Herdi Prenga i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Inter Zapresic në kampionatin kroat. Për një periudhë të shkurtër Besnik Prenga ka drejtuar dy skuadra në kategorinë e dytë të futbollit kroat fillimisht Hrv Dragovoljac dhe më pas Nk Lucko, ndërsa ka qenë edhe trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të Lokomotivës së Zagrebit. Laçi është stacioni më i lartë deri tani në karrierën si trajner për Besnik Prengën, ish lojtarin e Partizanit dhe Dinamos së Zagrebit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...