Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pasuesi i Mbappe, Monaco 100 milionë për Belottin

Nuk ka përfunduar ekoma vera e nxehtë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti. Pasi mbeti jashtë radarëve të Milanit, 23-vjecari është shndërruar objektiv kryesor i Monacos në kampionatin francez. Klubi nga principata e konsideron futbollistin italian si trashgimtarin e Kylian Mbappe, për të cilin PSG mësohet se është gati të shpenzojë plot 140 milionë euro  plus kartonun e Lucas Mouras. Me një shifër të tillë arkëtimesh, Monaco nuk do ta kishte problem të paguante klauzolën e largimit të Belottit, që është fiksuar plot 100 milionë euro nga drejtuesit “granata”.

Në fakt blerja e mundshme e Belottit nga Monaco do të vinte si një efekt domino, gjithmonë me protagonist PSG, që pas cmëndurisë së bëri me Neymar, ka planifikuar të tjera shpenzime marramendëse në këtë merkato vere.

Përvec Mbappesë, klubi nga principata dëshiron edhe Fabinhon, e në total ky operacion mund t’i kushtojë 220 milionë euro.

Pikërisht nga kjo lëvizje pritet të përfitojë Torino, që është e bindur se Belotti kushton të paktën 100 milionë euro. Për një shumë të tillë cdo ekip jashte Italisë mund ta bëjë të tijin talentin e futbollit italian.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....