Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pasveer sulmon Onana-n: Ai nuk është dhe nuk do bëhet ndonjëherë sportist i madh

Remko Pasveer, ish-shoku i skuadrës së portierit të ri të Interit, Andre Onanas, ka komentuar largimin e këtij të fundit nga Ajax-i. “Bashkëjetesa” e Onanës dhe Pasveer te Ajax zgjati praktikisht vetëm një sezon, por sigurisht që nuk ishte aq e mirë.

Dy ish-portierët e Lancers kanë qenë pjesë e Ajax nga vera e kaluar, por ata u alternuan në portën vetëm në shkurt, kur Pasveer iu desh t’i linte vendin Onanës për shkak të një dëmtimi.

Lamtumira e kamerunianit me Ajax-in sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re, me Pasveer që u shpreh se Onana e planifikoi largimin nga klubi holandez gjatë kohës kur ishte i pezulluar.

“Ai hartoi planin e tij pas pezullimit, nuk foli për të dhe shumë vuajtën prej tij. Nëse nuk interesohesh vetëm për veten, por edhe për skuadrën atëherë mund ta ndalosh golin. Nadre është shumë i talentuar, ai mund të kishte marrë përvojë të madhe te Ajax, por ishte i përkushtuar vetëm te vetja.”-deklaroi holandezi.

Më tej Pasveer shtoi se sipas tij Onana nuk përpiqet për t’u përmirësuar, ndaj nuk do jetë ndonjëherë futbollist i nivelit të lartë.

“Mund të them vetëm atë që pashë. Nuk mendoj se ai është një sportist i nivelit të lartë, por ndoshta situata ishte ndryshe përpara rastit të dopingut. Për mendimin tim ai nuk është një person që dëshiron të bëjë gjithçka për t’u përmirësuar”-deklaroi ndër të tjera holandezi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...