Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Paul George shkëlqen ndaj Bucks, Harden thjesht “magjik” ndaj Magic

Oklahoma City Thunder shkundin pozitat e Milwaukee Bucks, që kryeson Konferencën e Lindjes, duke fituar 118-122 brenda në “Chesapeake Energy Arena”, ku skenën e rrëmbeu Paul George me plot 36 pikë dhe 13 “rebound”. Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse të Antetokounmpos, që realizoi 28 pikë e 18 “rebound”, Bucks e patën të pamundur të ruanin ritmin e vendësve.

“Triple-double” i jashtëzakonshëm i talentin slloven Luka Doncic në sfidën mes Dallasit dhe Torontos, por 35 pikët, 10 asistimet dhe 12 “rebound” të tij nuk mjaftuan për t’iu dhënë suksesin Mavericks, që në fund u dorëzuan me vetëm 3 pikë diferencë 120-123 ndaj Raptors. Për kanadezët spikati Leonard me 33 pikë e 10 “rebound”, i ndihmuar edhe nga 19 pikët e Lowry-t.

Houston Rockets janë më fat që kanë në përbërje një emër të madh si James Jarden. 40 pikë, 6 asiste dhe 10 “rebound” ishin shifrat e “Mjekroshit” në përballjen e fituar 103-98 ndaj Orlando Magic. Për miqtë më të mirët mbi parket rezultuan Gordon e Vucevic, respektivisht me 23 dhe 19 pikë.

Për Minnesota Timberwolves nuk mjaftuan 35 pikët e Wiggins dhe 22 të Towns në përballjen me Utah Jazz, që u mbyll 111-125. Në këtë sfidë morën më shumë vlerë 29 pikët e Mitchell, që u ndihmua më shumë nga pjesa tjetër e skuadrës.

San Antonio Spurs fituan 132-119 falë 30 pikëve të LaMarcus Aldrige, ndërsa Los Angeles Lakers arritën të triumfonin 116-102 ndaj Phoenix Suns pavarësisht mungesës së LeBron James. Takimi mes New York Nicks dhe Miami Heat përfundoi 97-106.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...