Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Pauza e Botërorit do të jetë e bekuar për ne”, Nedved komenton shortin e Europa League

Pas dështimit për t’u kualifikuar në 1/8-tat e Champions League, Juventus është i detyruar ta vijojë aventurën europiane në Europa League. Nga shorti i mbajtur në Nyon të Zvicrës, bardhezinjtë mësuan edhe rivalin për fazën e 1/16-tave të Europa League teksa do të përballen në muajin shkurt me francezët e Nantes.

Zëvendëspresidenti i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved komentoi shortin ndërsa shpreson që gjatë pauzës së kampionatit për zhvillimin e Botërorit, ekipi të rikuperojë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.

“Nantes? Rrugëtimi i tyre i vështirë në Ligue 1 nuk ka të bëjë fare me atë që skuadra do të shfaqë në fushë për ndeshjet europiane. Mos harrojmë se ndeshja do të zhvillohet në vitin tjetër dhe shumë mekanizma mund të ndryshojnë, kjo kohë do të shërbejë edhe për ne të Juventus. Të rinjtë po shfaqen mirë dhe me siguri që do të jemi edhe më mirë në momentin kur të rikuperohen të dëmtuarit. Ndoshta për Juventusin do të jetë një pauzë e bekuar”, u shpreh Nedved.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...