Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pauza e kampionatit, Superiorja rifitoi energjitë

Edhe pse e tërë vëmendja është te Kombëtarja Shqiptare dhe sfida ndaj Italisë, kampionati është në prag, pasi të enjten do të luhet java 5-të e Kategorisë Superiore. Nga java paraardhëse skuadrat kanë patur kohë në dispozcion për të rikuperuar futbollistët, energjitë por edhe për të larguar presionin. Më së shumti duket që kjo shkëputje e kampionatit u ka shërbyer ekipeve që nuk morën rezultatet e duhura në javën e shkuar.

 

Kukësi duket të ketë kaluar momentin negativ pas humbjes me Skënderbeun dhe pauza i ka vlejtur trajnerit Mladen Milinkovic për të rikuperuar si në aspektin fizik por edhe atë psikologjik. E njëjta situatë paraqitet edhe tek Partizani, që vjen nga barazimi në shtëpi me Lushnjën. Pikëpyetjet mbi të ardhmen e Mark Julianos janë harruar, me të kuqtë që bëhen gati për t’u përgjigjur në fushë ndaj Teutës. “Djemtë e Detit” janë dukur të lodhur ndaj Kamzës dhe pushimi i dhënë nga trajneri Magani i ka shërbyer ekipit që kërkon të rikthehet fuqishëm në fushë ashtu si në ndeshjet hapëse të këtij kampionati.

 

E njëjta situatë vlen edhe për ekipet e tjera, me Luftëtarin që ka shfrytëzuar pauzën për t’u dhënë më shumë ngarkesë lojtarëve, ndërsa Mezani ka marrë më shumë kohë për të njohur akoma më mirë Lacin. Edhe Vllaznia ka patur nevojë për pak qetësi. Ndoshta skuadra e vetme që mund të ndihet e penalizuar nga kjo ndalesë është Skënderbeu, pasi po kalonte një formë të jashtëzakonshme, cka e demonstroi edhe në fitoren 2-1 në transfertën e “Zeqir Ymerit” me Kukësin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...