Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pauza e kampionatit vjen në momentin e duhur për Luftëtarin

Pauza e kampionatit mund t’i shërbejë Luftëtarit për të rikuperuar energjitë dhe në veçanti trajnerit Gentjan Mezani që të implementojë më mirë idetë e veta. Që nga marrja e detyrës trajnerit vlonjat i është dashur të bëjë përpara me një skuadër të cunguar për arsye dëmtimesh dhe pezullimesh, në një periudhë ku kalendari ka qënë me të vërtetë i ngjeshur. Është luajtur pothuajse çdo 3 ditë, pasi që nga ndeshja debutuese me Teutën janë luajtur 5 takime në 15 ditë duke përfshirë edhe sfidën e kthimit të kupës me Vorën. Një ngjeshje e kalendarit që ka reflektuar dhe në formën fizike të ekipit, çka u vërejt në sfidën ndaj Skënderbeut të humbur në shtëpi. Për këtë arsye ndalesa e kampionatit për shkak të ndeshjeve të Nations League i shërben trajnerit Mezani që të rikuperojë gjendjen fizike të lojtarëve, ndoshta duke shtuar pak dozat e pregatitjes fizike në mënyrë që ekipi të mos e vuajë ritmin e lartë që ofron gara. Për më tepër që gjatë kësaj periudhe pritet t’i bashkohen grupit edhe të dëmtuarit Albano Aleksi dhe Eduart Rroca, pavarësisht se prezenca e tyre në rifillimin e kampionatit ndaj Partizanit është në pikëpyetje. Gjithashtu një mungesë e rëndësishme që do të vijojë të ndjejë ekipi është edhe ajo e Ivan Jakovlevic, pasi qendërmbrojtësi pritet t’i bashkohet ekipit gjatë periudhës së janarit.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...