La Liga

Pauza e kombëtareve i vjen në ndihmë Realit, zbulohet data e rikthimit të Benzema

Karim Benzema po punon për të lënë pas dëmtimin që ka pësuar në përballjen në Champions League ndaj Celtic. Sulmuesi i cili mungon në tre përballjet e fundit për Real Madrid, përflitej për t’u rikthyer në sfidën derbi përballë Atletico Madrid, megjithatë koha e rikuperimit zgjati më tepër.

Periudha e pushimit të kombëtareve ka ndikuar për mirë te francezi, i cili do të jetë i gatshëm për trajnerit Anceloti në sfidën e rradhës në kampionat me Osasuna. Sipas mediave spanjolle, francezi do të bashkohet me grupin për të rinisur stërvitjen. Megjithatë aktivizimi i tij si titullar është në pikëpyetje pasi Ancelotti do të pres deri në momentin që Benzema të jetë i gatshëm 100%.

Pavarësisht mungesës së tij, Real Madrid ia ka dalë mbanë të fitoj tre sfidat, ku 34-vjeçari nuk ka qenë prezent për shkak të dëmtimit. Kampionët e Spanjës vazhdojnë të udhëheqin në La Liga me pikë të plota pas gjashtë javësh.

Gjithashtu “madrilenët” kanë triumfuar edhe në dy sfidat e zhvilluara në grupet e Champions League. Në këtë sezon ekipi i Carlo Ancelottit nuk njeh asnjë rezultat tjetër, përveçse fitoreve, ndërsa tani tekniku italian mund të mbështetet edhe te lojtari i tij më i mirë, i cili do të rikthehet  për të dhënë ndihmën e tij në një muaj ku Real Madrid do të ketë nëntë sfida tepër të rëndësishme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency