Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pauza për të rikuperuar defektet, Kamza gati të përballet me Skënderbeun

Goli i Ognjen Roloviç tre minuta nga fundi i sfidës ndaj Flamurtarit e riktheu të paktën për momentin Kamzën në ujëra të qeta. Pauza për shkak të takimeve të skuadrës përfaqësuese erdhi në momentin ideal.

Tri disfatat radhazi e kishin zhytur në “errësirë” skuadrën, madje edhe pozicioni i trajnerit Klodian Duro ishte vendosur në dyshim serioz, pavarësisht se elbasanasi e mori drejtimin ekipit vetëm në muajin shtator.

Natyrisht nuk është se problemet u zhdukën brenda 10 ditëve si me magji, por të paktën trajneri ka pasur mundësinë të punojë akoma më shumë për të kuptuar në mënyrën e duhur se si mund t’i marrë maksimumin një skuadre, objektivi i së cilës nuk ishte dhe ndoshta ende nuk është thjesht mbijetesa.

Sebino Plaku po bën maksimumin për të ndihmuar ekipin dhe këtë e tregoi ndaj Flamurtarit, duke qenë lojtari më i mirë në fushë, dhe pikërisht kapiteni është pika më e fortë ku duhet të bazohet ringritja e Kamzës.

Martinena ende nuk është përshtatur dhe ndoshta nuk është sulmuesi më i mirë i Superiores, por është e sigurt që nëse argjentinasi gjen ritmin e duhur, mund të jetë i domosdoshëm për Klodian Duron.

Skënderbeu nuk është kundërshtari më i mirë i mundshëm, megjithatë diferencat nuk janë aq të mëdha sa thotë klasifikimi dhe mbase për herë të parë do të shikojmë Kamzën e formatit “Duro”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...