Euro 2020

Pavard, çfarë frike! Futbollisti humbi ndjenjat në fushë

Duhet të jetë një efekt anësor, pas asaj që i ndodhi Christian Eriksenit, por tani, në këtë Europian, kur dikush bie përtokë dhe thërriten mjekët, ka gjithmonë një ndjesi frike. Për fat, pastaj ndërhyrja e mjekëve zgjat shumë më pak se ajo në Kopenhagen, edhe pse rreziku është prezent. Mjafton të pyesësh Benjamin Pavard, anësor i Francës kampione të botës, që rrezikoi të përfundonte si kolegu Kramer, që tani nuk mban mend se ka luajtur finalen e Kupës së Botës 2014.

Francezi, në ndeshjen ndaj Gjermanisë, përfundoi përtokë pas një përplasjeje të fortë kundër Gosens, dhe për nja 15 sekonda përfundoi “knock-out”. E shpjegoi ai vetë para mikrofonëve të kamerave, duke shpjeguar se nuk kujtonte asgjë nga ai fraksion i vogël i ndeshjes.

“Ishte një shok i madh, humba ndjenjat për 10 apo 15 sekonda, por më pas u ndjeva menjëherë më mirë”.

Për fat, por gjithsesi kjo nuk mund të evitonte faktin që vendimi i Deschamps për ta mbajtur në fushë ka përfunduar në lupën e opinionit publik dhe, pa dyshim, edhe të mediave. Siç kujton “The Guardian”, në raste të tilla është pothuajse e pamundur që të jesh i sigurt se goditja në kokë nuk ka shkaktuar një tronditje cerebrale, ndaj duke parë edhe protokollin e firmosur nga të 24 skuadrat e Euro 2020, ndoshta një zëvendësim nuk do t’i bënte keq askujt. Por me kuptimin e plotë të fjalës, Pavard e ka kokën e fortë, është kokëfortë, ndaj dëshironte që të kthehej në fushë, e madje në fund të ndeshjes dha edhe një intervistë duke bërë analizën e saj, duke demonstruar se goditja nuk i kishte shkaktuar ndonjë trauma, përtej asaj humbjeje të shkurtër ndjenjash.

“Mundëm një Gjermani shumë të mirë, që pati zotërimin e topit. Bëmë me të vërtetë një ndeshje të madhe, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm, ndihmuam mirë njëri-tjetrin në momentet më të komplikuara. Fizikisht ishim mirë dhe mendoj se do të përmirësohemi me vazhdimin e turneut. Na bën të shpresojmë për të ardhmen, menaxhuam mirë sulmet e tyre dhe nuk i lejuam të godisnin shumë portën. Mbrojtëm si grup, ishte një ndeshje më se pozitive”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency