Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Paulo Dybala, “përjetë” te “Zonja e Vjetër”

Paulo Dybala është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit dhe për këtë nuk asnjë dyshim. Pesha e Ronaldos ka eklipsuar disi argjentinasin tek bardhezinjtë, por gjithsesi ai është një element shumë i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Italisë. Tashmë “Zonja e Vjetër” ka nisur punën për të rinovuar kontratat e Bonuccit, Szczęsny-t, Cudrados e Matuidië dhe ato të Chellinit dhe Buffonit, me firmat e tyre që mbeten formalitet. Mes këtyre emrave nuk mund të mungonte dhe Dybala.

Marrëveshja mes palëve është arritur. Kontrata aktuale, që i skadon në vitin 2022 argjentinasit, do të zgjatet deri në vitin 2025, me opsion të zgjatet edhe 2 sezone të tjera, ateherë kur Dybala të jetë 32 vjeç. Teorikisht duket si një kontratë e përjetshme. Aspekti ekonomik duket se nuk do jetë problem, pasi palët kanë shprehur vullnetin e tyre të plotë për të vazhduar bashkëpunimin.

Vetë argjetninasi është shprehur shumë herë që në mendjen e tij nuk ka asnjë skaudër tjetër përveç Juventusit dhe tashmë kjo deklarate e 26 vjeçarit po vëretohet plotësisht.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...