Kukësi fitoi 1-0 përballë Skënderbeut në “Kukës Arena” duke mbajtur të gjalla shpresat për Europën. Drejtori Sportiv i verilindorëve, Pero Pejic, në prononcimin në “Gol pas Goli” deklaroi se tani Kukësin e pret “finalja” me Tiranën.
“Sot ishte shumë e rëndësishme ta fitonim ndeshjen. Jam i kënaqur me lojën, në pjesën e parë luajtëm shumë mirë. Edhe më të dytën jam i kënaqur, humbim shumë raste dhe nëse humb raste mund të pësosh gol. E menaxhuan shumë mirë rezultatin dhe kemi futur tri pikë në xhep.”
Aktivizimi i lojtarëve të rinj: “Nuk kemi eksperimentuar, gjatë gjithë sezonit kemi pasur probleme me dëmtimet dhe është normale të aktivizosh të rinjtë. Jam i kënaqur me 18-vjeçarin që aktivizuam, e rëndësishme është që e fituam ndeshjen.”
Shpresa për Europën: “Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur për Tiranën, është si finale për ne. Nëse e mbarojmë sezonin në vendin e katërt, duhet të presim finalen e Kupës. Jemi me këmbë në tokë duhet të presim se çfarë do të ndodhë.”
