Fitore e vështirë për numrin 1 të Botës, Rafael Nadal, në ruandin e 1/16 të turneut 500 pikësh që po zhvillohet aktualisht në Pekin. Në fazën e parë të turneut aziatik Nadal mposhti 2-1 me sete francezin Lucas Pouille.
Në 2 orë e 33 minuta lojë, tenisti iberik triumfoi me shifrat 4-6 7-6(8-6 në tiebreak) dhe 7-5, duke avancuar në raundin e 1/8-ave. U kualifkuan për më tej edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Grigor Dimitrov, Thomas Berdych, Nick Kyrgios por edhe amerikani John Isner.
