Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Pele do të prehet në një mauzole, varrezë vertikale me rekord Guinness

Ka përfunduar procesioni nëpër rrugët e Santos për të shoqëruar legjendën Pele në udhëtimin e fundit. Arkivoli i “Mbretit” të futbollit mbërriti në Memorial Necropolis Eucumênica de Santos, i konsideruar si varreza më e lartë në botë sipas Librit të Rekordeve Guinness dhe e njohur gjithashtu si “varreza vertikale”.

Është një kullë 14-katëshe, që mban 14 000 varre. Pelé e kishte prenotuar varrin e tij që në vitin 2003 dhe në një intervistë të hershme ai ka shpjeguar se zgjedhja ishte diktuar nga fakti se ndërtesa nuk dukej si një varrezë dhe se pozicioni i saj ka pamje nga stadiumi “Vila Belmiro”, stadium në të cilit dekada më parë legjenda e futbollit u bë i njohur me bëmat e tij.

Pelé do të prehet në një mauzole të projektuar posaçërisht për të prej 200 metrash katrorë dhe që të kujton një stadium futbolli, i kompletuar me bar sintetik.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...