Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pele: Ja kush janë futbollistët më të mirë në botë

Legjenda e futbollit brazilian, Edson Arantes do Nascimento, i njohur shkurt me emrin Pelé, deklaroi se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lojtarët më të mirë  në botë për momentin.

Meqë jam një njeri me tre zemra, do të qëndroj te Messi, Ronaldo dhe Neymar. Më i miri i të gjithë kohërave? Ateherë do të them Pele, – u shpreh mes të qeshurave 77-vjeçari, duke shtuar më tej se 1283 golat që ka shënuar gjatë karrierës së tij e bëjnë të pakrahasueshëm me të tjerët.

100 ditë para nisjes së Kupës së Botës, “Rusi 2018”, Pelesë iu kërkuar një mendin për skuadrën favorite.

“Do të organizoj një festë nëse Brazili shpallet kampion për herë të gjashtë në histori. E vetmja gjë që nuk mund të premtoj, – vijoi me humor Pele, – është pjesëmarrja ime në Rusi. Kanë mbetur vetëm 3 muaj…”

Pele shpjegoi më tej se ka menduar të bëhej futbollist që në moshën 3-4-vjeçare, sepse dëshironte t’i ngjante babait.

“Ishte ëndrra ime dhe Zoti më ndihmoi shumë për gjithçka i kam dhënë futbollit”.

Pelé ka arritur ta fitojë tri herë Kupën e Botës: në Suedi (1958), Kili (1962) dhe Meksikë (1970).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...