Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Pele në gjendje të rëndë? Vajzat e “Mbretit” tregojnë të vërtetën

Që nga 29 nëntori i kaluar, legjenda Pelé është shtruar në spitalin “Albert Einstein”, në Sao Paulo. Ish-kampioni brazilian, tashmë 82-vjeçar, po përballet me një rivlerësim të trajtimit me kimioterapi për kancerin e zorrës së trashë, i zbuluar në shtator 2021.

Në buletinin e fundit mjekësor, spitali raportoi se ishte diagnostikuar me një infeksion respirator, por se përgjigja e Pele ndaj trajtimit me antibiotikë ishte adekuate. Situata e tij është e qëndrueshme, me një përmirësim të përgjithshëm.

Të shtunën, “Folha de S.Paulo” raportoi se kimioterapia nuk është më efektive në trajtimin e kancerit dhe se Pelé tani po i nënshtrohet kujdesit paliativ, pra masave joinvazive. Kjo ndodh me pacientët që përballen me “kushte progresive dhe potencialisht kërcënuese për jetën. Masat do të varen nga simptomat, funksioni dhe prognoza, d.m.th se sa kohë pritet të mbijetojë pacienti.”

Vetë Pelè i qetësoi të gjithë me një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram: “Jam i fortë, me shumë shpresë dhe vazhdoj me trajtimin tim të zakonshëm. Dua të falënderoj të gjithë infermierët dhe ekipin mjekësor për zellin me të cilin më ndjekin. Unë kam shumë besim tek Zoti”.

Fillimisht Pele, i shoqëruar nga gruaja e tij, Marcia Aoki, dhe një kujdestare, kishte mbërritur në spital me ënjtje të përgjithshme të trupit. Kanceri ishte diagnostikuar në vitin 2021 pasi shkoi në spital për teste rutinë, të cilat ishin vonuar për shkak të pandemisë.

Në atë kohë, Pele i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr tumorin në zorrën e trashë, në spitalin “Albert Einstein”, ku u shtrua për një muaj. Më pas Pele filloi kimioterapinë.

Në shkurt, ai u shtrua sërish në spital pasi u diagnostikua me një infeksion urinar, duke qëndruar në spital për dy javë. Pelé kishte kryer një operacion në kofshë dhe vuante nga probleme të tjera shëndetësore, të cilat edhe sot e vështirësojnë lëvizjen e tij.

Më 30 nëntor, Kely Nascimento, vajza e Pelésë, publikoi një mesazh në rrjetet sociale pas thashethemeve mbi shëndetin e të atit:

“Përshëndetje miq. Mediat janë çmendur sërish…Babai im është në spital… Nuk ka urgjencë.”

Pelé ka postuar një mesazh falënderimi për mesazhet e marra dhe për nderimet që i janë bërë në Katar, gjatë Kupës së Botës.

“Miq, jam në spital duke bërë vizitën time mujore. Është gjithmonë mirë të marrësh mesazhe pozitive. Faleminderit Katarit për këtë nderim dhe të gjithëve që më dërgojnë mesazhe!” ka shkruar tri herë kampioni i botës.

Edhe vajzat Flavia dhe Kely, në një intervistë për “Fantastico” në “TV Globo”, përditësuan lajmet për gjendjen e “Mbretit”.

“Nuk më pëlqen të them se trajtimi i kancerit nuk po funksionon – shpjegoi Flavia Nascimento – Po funksionon, qoftë edhe vetëm sepse ai është ende këtu me ne. Nuk ka pasur një shërim të plotë të kancerit të zorrës së trashë, por është shumë e padrejtë të thuhet se ai është nën kujdes paliativ. Më besoni se nuk është kështu. Kely ka marrë ngushëllime dhe ne jemi të lodhur nga kjo situatë. Ai nuk është në terapi intensive, është në një dhomë të zakonshme spitali dhe për këtë arsye nuk është në rrezik, por thjesht po trajtohet”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...