Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Pellegrini: Jemi këtu për të fituar, do të jetë ndeshje e madhe

Në konferencën për shtypin të Romës foli edhe kapiteni Lorenzo Pellegrini, i cili tha se ndien shumë përgjegjësi për rolin që ka në skuadër. Ai u premtoi tifozëve se verdhekuqtë do të bëjnë gjithçka për ta fituar finalen.

Lorenzo, çfarë ka Roma më shumë se Feyenoordi? 

Është një finale dhe prandaj do të jetë një ndeshje vendimtare për 90 minuta. Nuk kam dëshirë të them se Roma apo Feyenoordi kanë diçka më shumë. Ne jemi këtu për të fituar. Ne do ta luajmë siç tha trajneri, duke u përpjekur të kurorëzojmë rrugën tonë të rritjes.

Çfarë do t’i kërkonit skuadrës?

Një finale është ndryshe nga ndeshjet e tjera. Ajo që dua t’u them shokëve të skuadrës është thjesht një falënderim. Pavarësisht se si do të shkojë e ndeshja e nesërme, edhe nëse duam të fitojmë, do të vazhdoj t’i falënderoj për këtë vit. Të gjithë ata janë vënë gjithmonë në dispozicion dhe ne sakrifikuam për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që bën një grup i vërtetë dhe një ekip konkurrues. Për mua, si kapiten, kur ke ndjenjën se ke një ekip të vërtetë, gjithçka është më e thjeshtë.

Një mesazh për fansat?

Duam t’i qetësojmë, Roma do të dalë në fushë nesër për të fituar.

Ju jeni kapiten dhe keni lindur në Romë. A ndjeni më shumë përgjegjësi?

Po, mendoj se është normale dhe është mirë ta kesh atë në vend që të ulesh në shtëpi dhe të shikosh të tjerët duke luajtur. I marr të gjitha përgjegjësitë, nesër do të jetë një ndeshje e madhe dhe një ditë e mrekullueshme.

Si e keni parë rritjen e grupit në Evropë? Ka pasur rritje eksponenciale…

Po, mendoj se e nisëm sezonin në mënyrë pozitive, pastaj patëm një moment ku ndryshuam formë, pastaj gjëja më e rëndësishme është rritja e kësaj skuadre nga çdo këndvështrim. Edhe në kampionat. Kjo kupë do të ishte qershia mbi tortë për rritjen tonë dhe rrugën që kemi bërë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...