Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Penalizimi i Juventus, reagon Allegri: Nuk ka asgjë për të thënë, luajmë për vend të shtatë

Pas penalizimit me 15 pikë për shkak të falsifikimit të bilanceve financiare, Juventus ka zbritur në vendin e 10-të të renditjes me 22 pikë. Tashmë, bardhezinjtë duken shumë pas në garën për kualifikimin në Champions League ndërsa trajneri Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat me Atalantën. Tekniku livornez u shpreh se në këtë moment nuk mund të thotë asgjë sa i takon penalitetit ndërsa nga ana tjetër shtoi se tashmë i duhet të luajnë për vendin e shtatë.

“Nuk kam asgjë për të thënë, ndaj Atalantës luajmë një ndeshje të rëndësishme sepse duhet të mbyllim fazën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas penalizimit duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë me profil të ulët. Duhet të mendojmë vetëm për fushën.

Minus 15 pikë? Nuk ndryshon asgjë, duhet të bëjmë pikët për vazhdimësinë. Duhet të fitojmë dhe tani të mendojmë për të arritur në vend të shtatë”, u shpreh Allegri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...