Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Penallti dhe gol i anuluar, Cara: Emocion i veçantë, shënoj herën tjetër

Tedi Cara ishte protagonist në fitoren 2-0 të Shqipërisë ndaj Armenisë. 22-vjeçari i Partizanit, fitoi penalltinë që vulosi ndeshjen, teksa pozicioni i parregullt ndikoi që të mos vlente goli që realizoi në minutat e fundit. Sulmuesi nga Kavaja foli për emisionin “Kuq e Zi”SuperSport pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

Ishte një emocion i veçantë, ëndrra e çdo futbollisti është të luajë me Kombëtaren. Ishte ndeshja ime e parë në sytë e publikut. U ndjeva mirë kur fitova penalltinë, kisha dëshirë edhe të shënoja, por një herë tjetër.

 

Dyshe sulmi me Skukën? Jo, nuk më kishte shkuar mendja se do të formonim sulmin bashkë kaq shpejt. Falënderoj stafin dhe drejtuesit e FSHF-së për mundësinë, shpresoj t’ua kem shpërblyer.

Fatosi do na lejojë t’i marrim fanellat me vete, janë kujtim. Të gjithë ëndrrojmë të jemi pjesë e Kombëtares. Do jemi gati kur të na jepet mundësia. E presim me padurim ftesën”, theksoi Tedi Cara.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...