Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Penallti në ’95, Shpresat bien në Irlandën e Veriut

Kombëtarja e 21-vjeçarëve të Shqipërisë pëson humbjen e parë në Grupin 2 të kualifikueseve të Europianit të kësaj grupmoshe. Skuadra e Alban Bushit u thye në mënyrë dramatike në Irlandën e Veriut, pas një penalltie të shënuar nga Donnelly në minutën e 5-të shtesë të ndeshjes.

11-metërsh i shkaktuar nga kapiteni Keidi Bare, i cili u largua nga fusha me karton të kuq dhe irlandezo-veriorët që përfituan maksimalisht nga ky episod. Për ekipin Shpresa mbeti vetëm zhgënjimi për një humbje të pamerituar, në një ndeshje që për lojën e shfaqur kuqezinjtë e vegjël mund dhe duhej të kishin marrë më tepër.

Në këtë mënyrë u mbyll trasferta në Irlandën e Veriut, e nisur mbrapsht prej mungesave të të dëmtuarve Bytyqi, Seferi dhe Ramadani, si edhe faktit që një prej yjeve të skuadrës, Endri Çekiçi mungonte pasi nuk arriti të marrë vizën britanike. Sfida e radhës për 21-vjeçarët shqiptarë do të jetë ajo e 4 Shtatorit, sërish në trasfertë, këtë herë në fushën e Islandës.

Kualifikueset Europiani U21

 

Irlandë e Veriut – Shqipëri    1-0

Donnelly (p) 95′

 

Grupi 2

                                      N       P

  1. Irlandë e Veriut 2 6
  2. Estoni 2 1
  3. Shqipëri 2       1
  4. Spanjë 0 0
  5. Sllovaki 0 0
  6. Islandë 0 0

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...