Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Penalltia e humbur kundër Francës, Kane: Nuk do ta harroj kurrë, ja çfarë mendova në atë moment

Anglia e mbylli në fazën e çerekfinaleve aventurën e saj në Botërorin e Katarit teksa “Tre Luanët” u eliminuan nga Franca. Megjithatë, sfida mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse Harry Kane nuk do të gabonte nga pika e bardhë në momentin që rezultati ishte 1-2 për francezët.

Në lidhje me këtë episode, sulmuesi i Tottenham u shpreh për Evening Standart se nuk do të mund ta harroj kurrë gafën, edhe pse shtoi se penalltia nuk do të ndikoj tek ai si lojtar apo person.

“Me shumë mundësi atë penallti të humbur kundër Francës do ta kujtoj për të gjithë pjesën e mbetur të jetës. Por, kështu e ka futbolli, do të vijoj të punoj fort dhe të përmirësohem. Pasi humba penalltinë, mendova të rikthehesha në lojë, ta harroja gabimin sa më shpejt të ishte e mundur pasi ishte një moment vendimtar i sfidës. Tani më duhet të merrem me atë penallti të humbur në çdo ditë që kalon, por nuk do ta lejoj që diçka e tillë të ndikoj tek unë si lojtar apo person”, u shpreh Kane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...