Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Penalltia tërbon Cuadradon: E turpshme, shumë episode kundër Juves

Juventusi mori një pikë pas barazimit 1-1 në Bologna. Bardhezinjtë regjistruan ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në të gjithë kompeticionet.

Skuadra e Max Allegrit mbetet në vendin e tretë, por rivalët janë afruar dhe rrezikon shumë në javët e mbetura për të mbetur jashtë katërshes së parë.

Skuadrat fituan nga një penallti. Bologna e shfrytëzoi, ndërsa Milik gaboi në krahun tjetër. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 10’ falë ekzekutimit të saktë të Orsolinit.

Penalltia u akordua nga VAR-i pa shqyrtimin dhe konfirmimin e arbitrit Sozza për shkak të mosfunksionimit të monitorit të VAR-it.

Juan Cuadrado nuk i kurseu shigjetimet ndaj arbitrimit dhe teknologjisë në përfundim të ndeshjes, teksa për Dazn tha:

Lexo edhe: 

Keqardhje për barazimin, sepse krijuam shumë raste për gol. Por nuk ia dolëm të ishim vdekjeprurës brenda zonës kundërshtare.

Jemi të zemëruar edhe me teknologjinë VAR. Në nivele kaq të larta nuk mund të mos funksionojë monitori. Ishte faull përpara penalltisë se Bolognas.

Kishte shumë episode kundër nesh. Por, ne nuk dorëzohemi. Do të luftojmë deri në fund kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Kjo është forca e Juventusit”, u shpreh kolumbiani.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...